VIDEO/ Zjarri në një magazinë, ministria bën thirrje të shamget kalimi në autostradën Tiranë Durrës

22:45, 23/09/2023
A+ Aa A-

Pas zjarrit gjigant në autostradën Tiranë Durrës në magazinat e një biznesi Ministria e Brendshme ka bërë thirrje që të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.

Njoftimi

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojrash në autostradën Tiranë-Durrës.

Ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikset.

Përditësim: 

Mjete zjarrfikëse dhe forca nga Tirana e Durrësi, me ndihmë edhe nga Baza për Mbështetjen e Emergjencave Civile janë angazhuar për shuarjen e zjarrit me përmasa të mëdha në një fabrikë bojrash, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas. 
Një grup specialistësh nga Kapaciteti Kombëtar i Kimisë është gjithashtu në terren për të bërë matjet dhe për të qenë në gatishmëri.
Me të gjitha kapacitetet në terren, për të shmangur rrezikun për qytetarët dhe banesat pranë.
U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet drejt autostradës deri në qetësimin e situatës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco