Kukës, përfundon marrja në ruajtje nga policia, e 74 qendrave të votimit dhe e KZAZ-së

Kukës, përfundon marrja në ruajtje nga policia, e 74 qendrave të votimit dhe e KZAZ-së

22:11, 23/09/2023
A+ Aa A-

Policia e Kukësit ka njoftuar se ka përfunduar marrja në ruajtje nga punonjësit e Policisë, e 74 qendrave të votimit (QV) dhe e KZAZ-së.

Nesë në Kukës votohet për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë, pas dorëheqjes së Safet Gjicit të përfshirë në skandalin erotik brenda zyrës së tij me Alma.K.

Njoftimi i policisë Kukës:

Në kuadër të masave të marra nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës dhe Komisariati i Policisë Kukës, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, njoftojmë se përfundoi marrja në ruajtje nga punonjësit e Policisë, e 74 qendrave të votimit (QV) dhe e KZAZ-së.

Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar një proces zgjedhor sa më të qetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco