Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

U tha se vdiq në aksident, por u vra nga shoku i tij në autostradë, del autopsia: 47-vjeçari humbi jetën nga...

U tha se vdiq në aksident, por u vra nga shoku i tij në autostradë, del autopsia: 47-vjeçari humbi jetën nga...

21:10, 23/09/2023
A+ Aa A-

Të tjera detaje kanë dalë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Itali, ku mbeti viktimë një 47-vjeçar shqiptar.

Sipas Rai News.it, ishin goditjet me kaçavidë ato që vranë shqiptarin Ilir Dervishi dhe jo aksidenti me makinën në të cilën udhëtonte 47-vjeçari shqiptar së bashku me bashkëkombasin, Miri Gurrën, i akuzuar tashmë për vrasje.

Autopsia konfirmoi se Ilir Dervishi kishte marrë plagë të thella në trup, dhjetëra goditje dhe ato në kokë i kishin thyer kafkën.

Hipoteza se vdekja ishte për shkak të përplasjes në rrugët e Bolonjës, është rrëzuar.

Gurra nuk ka pranuar të flasë para hetuesve se cila ishte arsyeja që çoi në krimin e rëndë.

Hetuesit ende po punojnë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco