‘Uroj që djali im të mos e shohë videon’/ Alma Kaçi kërkon mbrojtje nga shteti

‘Uroj që djali im të mos e shohë videon’/ Alma Kaçi kërkon mbrojtje nga shteti

19:39, 23/09/2023
A+ Aa A-

 Alma Kaçi, gruaja e përfshirë në skandalin seksual me kryebashkiakun Safet Gjici, ka treguar për situatën e vështirë që ndodhet aktualisht.

Përmes prononcimit në media ajo i ka bërë thirrje shtetit për mbrojtje.

“I drejtohem shtetit. Unë jetoj vetëm më djalin që e kam vetëm 12 vjeç, i ka rënë e gjithë barra atij. Kam pasur telefonata”, është shprehur Alma Kaçi.

Fëmija i saj është minoren dhe ajo thotë se e ka shkëputur nga të gjitha rrjetet sociale që të mos shikojë pamjet në videoskandalin e bërë public.

“E kam shkëputur nga rrjetet sociale, e kam çuar në shkollë. I kam thënë vetëm se kam pasur një problem në punë. Uroj të mos e shohë videon”.

Ajo tha se do të vazhdojë të punojë si gazetare investigative.

“Për punën do e vazhdoj, është i vetmi profesion që di të bëj, gazetaria investigative”, tha Alma Kaçi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco