Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Pas kontrollorit të Policisë në portin e Durrësit, arrestohet edhe biznesmeni në kërkim

Pas kontrollorit të Policisë në portin e Durrësit, arrestohet edhe biznesmeni në kërkim

13:35, 23/09/2023
A+ Aa A-

Më 17 shtator 2023, njëndihmëskontrollor i Policisë në portin e Durrësit, Gledis Lushi, lejoi daljen nga Shqipëria të një personi të shpallur në kërim për disa vepra penale, të Elidon Çelës, biznesmen nga Lushnja, që duhet të ishte duke kryer dënimin  me burg.

Efektivi Gledis Lushi, 23 vjeç, u ndalua dje, më datë 22.09.2023 nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit ka kryer ndalimin e oficerit të policisë, inspektor G.L, 23 vjeç, me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.

Por, bashkë me të është kapur dhe personi në kërkim që ishte lejuar prej tij të kalonte kufirin, Elidon Çela, biznsmen, i cili po kthehej me traget sot në Durrës bashkë më 9 mijë euro me vete.

Duket se ngjarjet janë lidhur me njera-tjetrën.

Çela, 33 vjeç, ishte i shpallur në kërkim për sasinë e madhe të eurove të kapura në Portin e Durrësit në kuadër të operacionit Eurot” në tetor 2022 nga Policia Kufitare dhe autoritetet doganore në portin e Durrësit.

Sot mësohet se strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në inteligjencën policore për një shtetas të shpallur në kërkim që do të kthehej nga Italia në Durrës, me traget, kanë organizuar punën dhe në momentin që Elidon Çela ka zbritur nga trageti, e kanë vënë në pranga.

Gjatë kontrollit, në momentin e ndalimit, këtij shtetasi iu gjetën 9 000 euro, të cilat u sekuestruan nga Policia.

Çela akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me detyrim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet e akcizes”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco