Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Arrestohet ish-drejtori i burgut të Lushnjës, një tjetër 'rilindas' në SPAK

Arrestohet ish-drejtori i burgut të Lushnjës, një tjetër 'rilindas' në SPAK

12:17, 23/09/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit i ka ngritur kurth dhe e ka arrestuar, ish-drejtorin e burgut të fshatit Kosovë në Lushnjë, Judmir Shurdhin, 43 vjeç. Shurdhi ishte dënuar në 7 dhjetor 2022 me 16 muaj burg për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera për dy vitet më parë kur ishte në post. Çështja e tij tashmë i kaloi SPAK-ut.

Policia e Shtetit njoftoi se arrestimi u krye nga Komisariati i Policisë së Lushnjës që zhvilloi një operacion të koduar si “Takimi i fundit” për kapjen e Shurdhit, banor në këtë qytet.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, me vendimin e datës 7.12.2022, e kishte dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Shurdhi, në periudhën 2020-2021, gjatë së cilës ka qenë drejtor në burgun e Kosovës, Lushnjë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime që përbëjnë shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo andande publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco