VIDEO/ Konflikti absurd i Progonatit, e vërteta e sherrit për një banesë mes dy familjeve

20:59, 22/09/2023
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, në rrjetet sociale u shpërnda me shpejtësi kjo video e xhiruar në fshatin Progonat të Tepelenës.

 Dy zonjat që po konfliktohen, jane Efgjenia, e lindur dhe e rritur në këtë fshat dhe Liliana, e cila ka vendosur të rikthehet atje pas shume vitesh. Përplasja ka ardhur për shkak të një trualli të pretenduar nga të dy palët.

Debati i nisur verbalisht, përfundoi në sherr mes dy zonjave te moshuara, të cilat ndërkohë filmoheshin nga bashkëshorti i Lilianës. Por edhe burrat nuk mbeten pa dhënë kontribut në këtë përplasje në dukje banale.

Pasi jemi informuar për vendin ku ka ndodhur përplasja, mendojmë të shkojmë më përpara tek zonja Liljana, e cila në videon e bërë virale, shfaqet mjaft aktive në përballjen me palën tjetër.

Sipas zonjës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, refuzon të korrigjojë këtë gabim, madje ajo e konsideron këtë si diçka të qëllimshme. Dhe kjo sipas saj, ka nxitur palën tjetër të zaptojë pronën.

Sipas zonjës Efgjeni, problemi i saj nuk qenka e gjithë prona, por një rrip toke mes dy banesave.

Dhe pasi mendojmë se kemi zgjidhur problemin e murit ndarës, na mbetet të kuptojmë se e kujt është prona e kontestuar. E Liljanës apo e tre motrave te Lahe Dacit, trashëgimtaret e pretenduara, njëra nga të cilat shfaqet aty pranë.

Këtu kuptojmë se situata është më e rëndë, dhe përplasja e cila beri xhiron e rrjeteve sociale, paska qenë vetëm maja e një ajsbergu, që sapo ka nisur të shfaqet.

Kështu është e vërteta, por kjo ngatërresë e bërë nga zyra kadastrale, fillimisht u denoncua nga zonja Liljana si një problem i saj me këtë zyre. Në të vërtetë, paska qenë një problem i zonjës Arta.

Po pse u desh që kjo zonje të nxirrej me forcë nga shtëpia?

Të dy zonjat pretendojnë pronësinë mbi banesën. Dokument pronësie nuk kanë, kjo edhe për shkak të një gabimi të kadastrës. Gjerat janë vërtetë të koklavitura dhe prezenca e Artës aty, e ka nervozuar Liljanën.

Në realitet ne ishim aty për shkak të videos së bërë virale, por atje në Progonat, mësuam se historia nuk ishte aq e thjeshtë sa dukej. Për këtë na duhej edhe zëri i protagonistes së tretë të kësaj historie absurde, pavarësisht se dikush ngeli i pakënaqur.

Banorët e Progonatit janë të qartë e të prerë mbi pronësinë e shtëpisë. Ata madje janë të çuditur për praninë e këtij çifti në fshatin e tyre. Sidoqoftë, në raste të tilla janë letrat ato që flasin.

Dhe kur në letra nuk figuron fare, fjala e fundit i mbetet drejtësisë.

EMISIONI I PLOTE:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco