Përfshihet nga flakët makina në autostradën Tiranë-Elbasan, ja çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët makina në autostradën Tiranë-Elbasan, ja çfarë dyshohet

14:24, 22/09/2023
A+ Aa A-

Një makinë ka marrë flakë gjatë lëvizjes në autostradën “Tiranë-Elbasan”.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të premtje në fshatin Dopaj, ku dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, në automjetin që drejtohej nga një 21 vjeçare banuese në Korçë.

Fatmirësisht drejtuesja e mjetit ka dalë nga makina dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Elbasan/Informacion paraprak 

Rreth orës 13:00, në autostradën "Tiranë-Elbasan", në fshatin Dopaj, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin tip "BMW", që drejtohej nga shtetasja E. Ç., 21 vjeçe, banuese në Korçë. 
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco