FOTO-EMRI/ Tronditet Shkodra, vritet me armë zjarri 33-vjeçari

22:21, 21/09/2023
A+ Aa A-

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Sipas burimeve për SYRI-n, vrasja ka ndodhur pranë kishës së Hotit të Ri dhe viktimë ka mbetur 33-vjeçari Valter Fjerza. 

Ende nuk dihen rrethanat si ka ndodhur ngjarja. 

33 vjeçari është gjetur i vrarë me armë zjarri jashtë makinës së tij.

Trupin e pajetë e kanë gjetur familjarët dhe kanë njoftuar policinë.

Forca të shumta policie kane shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur vrasjen. 

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco