Prostitucion me të mitura, rrëfehet viktima në Tiranë: Shisnim dhe drogë

Prostitucion me të mitura, rrëfehet viktima në Tiranë: Shisnim dhe drogë

21:33, 21/09/2023
A+ Aa A-

Fenomeni i prostitucionit të jashtëligjshëm në vendin tonë në qendrat e masazheve ka marrë përmasa shumë të mëdha.

Nën kamuflimin si qendra masazhi, Fiks Fare zbulon se ushtrohet prostitucion, madje klientëve u shitet dhe drogë. Në punë, pronarët e këtyre të ashtuquajturave qendra mashazhi marrin edhe minorene (16-17 vjeçare) duke i shfrytëzuar për kënaqësitë e klientëve.

Gjithçka kryhet pa asnjë pengesë nga shteti, madje këta të fundit me anë të pagesave nën dorë sigurojnë vijueshmërinë e prostutucionit.

Pas denoncimit më të fundit në Fiks Fare një tjetër intervistë e transmetuar mbrëmjen e së enjtes vulosi atë është denoncuar prej shumë kohësh.

Një ish punonjëse seksi në këto qendra masazhi rrefeu në një intervistë atë çka ndodh brenda mureve të këtyre qendrave, mënyrën e rekrutimit, pagesat, shitje dhe konsumim të lëndëve narkotike, por mbi të gjitha bashkëpunimin e pronarëve të këtyre qendrave me drejtues të policisë së shtetit./Top Channel 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco