RENEA dhe FNSH aksion në Vlorë, shoqërohen 5 persona, kapen dy pistoleta

22:05, 17/09/2023
A+ Aa A-

Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejt kanë zhvilluar një aksion “blic” në qytetin e Vlorës, ku raportohet se janë arrestuar edhe 5 persona, që dyshohet se kanë qenë të armatosur.

Aksioni është kryer në kuadër të operacionit “Tempulli”, ku deri tani jane arrestuar dhjetra persona.

“Aksioni ka qenë i përqendruar në një zonë të njohur si ish fabrika e orizit. Ka pasur informacion se në një lokal kanë qenë disa persona të armatosur.

Për këtë arsye RENEA dhe policia e Vlorës kanë kryer një bastisje.

Ndërkohë Syri tv meson se janë kapur dy pistoleta dhe se zona është rrethuar dhe po kryehen kontrrolle dhe në banesa

Ndërkohë mësohet se prej më shumë se 24 orësh  RENEA dhe policia kanë kryer kontrolle intensive për persona të armatosur.

Pritet që aksioni të vijojë edhe në ditët në vazhdim për shkak se ka informacione se mund të shënohen ngjarje kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco