Kurbin, droni i policisë zbulon 3 parcela me kanabis, arrestohet një mbjellës, në kërkim tjetri

Kurbin, droni i policisë zbulon 3 parcela me kanabis, arrestohet një mbjellës, në kërkim tjetri

13:10, 16/09/2023
A+ Aa A-

Në Kurbin po vijon operacioni policor antikanabis i koduar "Imazhi", kontrolle me dron dhe me grupe kontrolli në terren.  Policia ka arrestuar një person nga Zheja të dyshuar për mbjelljen e tri parcelave me bimëve narkotike dhe ka shpallur në kërkim nipin e tij, P. K.

Procedohet në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit Zheje, njëkohësisht inspektor i pyjeve të kësaj zone. 

Policia e Lezhës si rezultat i kontrolleve nga toka dhe me dronë, në fshatin Zheje të Kurbinit gjeti në 3 sipërfaqe toke të ndryshme, 350 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i njërit prej autorëve të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike, P. K.

Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim nipi i tij, P. K., pasi dyshohet se është bashkëpunëtor për kultivimin e këtyre bimëve narkotike. Vijon puna për kapjen e 42 vjeçarit.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin A. T., me detyrë kryetari i fshatit Zheje, njëkohësisht inspektor i pyjeve të kësaj zone.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco