'Jo mor shok, se s'du me vdekë unë' - Përgjimet që vunë në pranga Gjonin

'Jo mor shok, se s'du me vdekë unë' - Përgjimet që vunë në pranga Gjonin

12:30, 16/09/2023
A+ Aa A-

Në radhët e të arrestuarve nga operacioni antidrogë “Tenpulli” është edhe një person që sillte kanabisin e veçantë nga Kanadaja, që vinte i mbyllur si konservë në formë lodrash. Ai quhet Elgert Gjoni.

Arrestimin e këtij furnizuesi droge e konfirmoi edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në emisionin “Opinion” së fundi, ku u shpjegua se ky lloj kanabisi ishte i një cilësie tjetër dhe me efekte më të forta se kanabisi shqiptar. Nga ana tjetër, për vetë llojin e paketimit ishte i vështirë për t’u zbuluar në dogana.

Elgert Gjoni është mbajtur për muaj me radhë nën përgjim nga Antidroga dhe si në çdo rast tjetër, atij i janë bërë blerje të stimuluara nga policia të drogës me qëllim që të garantoheshin provat e duhura. Agjenti i policisë ka komunikuar me të në rrjetet sociale për t’i blerë “mallin”.

Një dozë e kanabisit të tij nga Kanadaja shitej deri në 300 euro.

Në përgjimet është zbuluar se një nga blerësit e tij, Enea, ishte trembuar nga pasojat e kësaj droge dhe e kishte shtyrë blerjen e saj për momentin.

Elgert Gjoni e kishte bazën në Unazën e Re.

Përgjimet:

Elgert Gjoni: Nga cila?

Klienti: Nga ato pra.

Elgert Gjoni: Nga ato konservat?!

Klienti: Konservat e peshkut.

Elgert Gjoni: Po të folim me atë bosin tjetër, o xhi.

Klienti: Jo më të paktën naj 30-tshe, ça me the ti mu?

Elgert Gjoni: Si 30-tshe konserva? Ato janë do pako të zeza.

Klienti: Ato që më tregove në foto o burr, ça kishte apo s'e... 

Elgert Gjoni: Po e di o xhi, që kush është 30-tshja o xhi.

Klienti: Po dhe kjo e mirë ishte.

Elgert Gjoni: Është 3.5 (tre pikë pesë) gramë 30-tshja vlla se nuk i kam hy kot këtij muhabeti për 300 euro.

Klienti: 300 euro?

Elgert Gjoni: Po.

Klienti: Ç'a është kjo?

Elgert Gjoni: Bari më i frikshëm që ekziston!

Klienti: Jo mor shok. se s'du me vdekë unë.

Elgert Gjoni: Jo nuk vdes se ta jep do lloj efektesh që nu 30-tshe o xhi, është 3.5 gramshe dhe ajo qia robt e pëlqen.

Klienti: Atë do mor unë, me kismet nga e premtja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco