FOTO/ I dënuar me burg të përjetshëm/ Kush është Eduart Kurti dhe si vrau dy vëllezërit në Tiranë

FOTO/ I dënuar me burg të përjetshëm/ Kush është Eduart Kurti dhe si vrau dy vëllezërit në Tiranë

15:33, 15/09/2023
A+ Aa A-

Është kapur nga policia e Tiranës dhe vënë në pranga një shtetas i shumëkërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

I shumëkërkuari nga Policia e Tiranës, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje, në rrethana të tjera cilësuese është Eduart Kurti.

Ngjarja për të cilën është shpallur në kërkim dhe dënuar  ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini” në 2012 në Tiranë, ku ai ka ekzekutuar me plumb në kokë dy vëllezërit Iglent e Sokol Haxhialiu, brenda makinës së tyre.

Dy vëllezërit ishin pronarë të disa bizneseve në Tiranë dhe në Vlorë.

Në atë kohë ngjarja ndodhi pas një debati mes tyre për shkak të një borxhi.

Image

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar "End".

Falë inteligjencës policore, strukturat e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

I shumëkërkuari nga Policia e Tiranës, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje, në rrethana të tjera cilësuese.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shumëkërkuar nga Policia e Tiranës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "End".    

Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit, ditën e sotme, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi Eduart Kurti, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasja me dashje, në rrethana të tjera cilësuese, pasi në vitin 2012, në Tiranë, 48-vjeçari, ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit, shtetasit I. H., 44 vjeç, dhe S. H., 41 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco