Dëshmi mbi vrasjen e shqiptarit në parking: Ai ishte shumë i sjellshëm, kurse plaku debatonte gjithmonë

Dëshmi mbi vrasjen e shqiptarit në parking: Ai ishte shumë i sjellshëm, kurse plaku debatonte gjithmonë

14:24, 15/09/2023
A+ Aa A-

Plaku që e qëlloi fatkeqin shpesh shkaktonte telashe në lagje.

Greqi - Një shqiptar i quajtur Brigen Limka, 39 vjeç, baba i i tri fëmijëve, ka humbur jetën sot në Pire pasi u qëllua me armë nga një 68-vjeçar. Sipas informacioneve, Limka punonte në një parking në rrugën Praxitelous, ku 68-vjeçari e ka qëlluar me armë gjahu. Policia greke ende nuk i ka zbardhur shkaqet apo rrethanat e këtij veprimi.

Shqiptari u plagos  rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Zaneio, dhe i’u nënshtrua fillimisht kujdesit të mjekëve nga plagët e  para se të arrinte në repartin e kujdesit intensiv, por më pas vdiq.

Autori u arrestua, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje duke kryer hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Në veçanti, një banor raporton: "Autori krijonte vazhdimisht probleme në parking. Sot mori pushkën dhe ndodhi. Kishte një problem me parkimin sepse banonte pikërisht sipër. Ai jetonte vetem.

Viktima nuk ka qenë kurrë problem. E dëgjuam duke thirrur për ndihmë dhe më pas dëgjuam të shtënat. Ai thirri fëmijët nga parkingu ngjitur. Pati dy të shtëna. Njëra në kokë, tjetra në fytyrë. Viktima ka tre fëmijë të mitur. Ajo që pashë ishte tronditëse. Policia mbërriti pas dhjetë minutash. Autori ishte mbyllur në shtëpinë e tij”.

Dëshmitari okular: “E pashë të qëllonte gjakftohtësisht”

“Pashë një burrë që gjuante me gjakftohtësi”, thotë një dëshmitar okular. “Pashë të shtënat nga dyqani im. Në goditjen e dytë viktima ishte shtrirë. Me sa di unë ata kanë pasur një debat më parë. Pas të shtënave, sulmuesi u ngjit në banesën e tij i pashqetësuar. Viktima kishte punuar këtu për shumë vite dhe ishte shumë i sjellshëm. Ai kërkonte t'u shërbente të gjithëve".

PAMJE TE RENDA NGA VRASJA - KUJDES

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco