Lajmi i fundit

VIDEO/ Zbardhen bisedat në SKY ECC, SPAK lëshon dhjetra urdhër arreste

Greqi: Vritet 39-vjeçari shqiptar, u qëllua nga një i moshuar pas sherrit për parkimin

Greqi: Vritet 39-vjeçari shqiptar, u qëllua nga një i moshuar pas sherrit për parkimin

13:53, 15/09/2023
A+ Aa A-

Një 39-vjeçar shqiptar në Greqi është vrarë me armë zjarri. Ai quhet Brigen Limka. Ngjarja ndodhi në qytetin e Pireut.

Mësohet se shqiptari u qëllua nga një 68-vjeçar. Sipas informacioneve paraprake, viktima me origjinë nga Shqipëria, punonte në një parking në rrugën Praxitelous.

Ai ishte babai i dy fëmijëve. 

68-vjeçari e ka qëlluar me armë gjahu dy herë në fytyrë shqiptarin. Dyshohet se shkak u bë sherri për parkimin. Greku ishte ankuar disa herë për parkimin në atë zonë.

Një dëshmitar tha se i moshuari zbriti nga pallati dhe e qëlloi shqiptarin.

Shqiptari u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Zaneio, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Autori u arrestua, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje duke kryer hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco