Videoja që tronditi opinionin/ Qëlloi me armë macen, 39-vjeçari nën hetim

Videoja që tronditi opinionin/ Qëlloi me armë macen, 39-vjeçari nën hetim

09:23, 12/09/2023
A+ Aa A-

Një 39-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pasi ka qëlluar me armë sportive një mace.

Video u bë publike në mediat sociale, ku shihet 39-vjeçari teksa keqtrajton kafshën. Videoja shkaktoi mjaft zemërim në rrjetet sociale.

Pas hetimeve, policia tha se u shoqërua në komisariat shtetasi S. K., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e policisë gjetën një armë sportive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

"Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për shtetasin S. K., për veprat penale "Keqtrajtimi i kafshës", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale," thuhet në reagimin zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco