Qëlloi me armë duke kanosur dy persona, arrestohet 33-vjeçari në Dibër

Qëlloi me armë duke kanosur dy persona, arrestohet 33-vjeçari në Dibër

15:04, 31/08/2023
A+ Aa A-

Policia në Dibër ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti. L.H 33 vjeç është arrestuar pasi ka qëlluar me armë në ajër dhe ka kanosur dy kushërinjtë e shetasit Z.L, të cilit donte ti merrte me qera një ambient. 

Njoftimi i policisë Dibër:

U konfliktua me dy kushërinjtë e pronarit të një ambienti që donte ta merrte me qera dhe gjatë konfliktit qëlloi në ajër me armë zjarri, falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit.

Kapet dhe shoqërohet në Komisariat 33- vjeçari që qëlloi në ajër me armë zjarri.
Sekuestrohet dhe arma e zjarrit pistoletë që 33 vjeçari qëlloi në ajër.

Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi L.H., 33 vjeç, banues në Peshkopi, është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri duke qëlluar një herë në ajër, shtetasit Sh.L., dhe R.L., kusherinjte e shtetasit Z.L., ku këtij të fundit donte ti merrte me qera një ambient që e posodonte shtetasi Z.L.

Falë reagimit në kohë dhe ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë është bërë parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe kapja e shoqërimi në Komisariat i shtetasit L.H.

Gjithashtu janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë informacion të plotë mbi ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco