VIDEO-SYRI TV/ Operacioni 'Metamorfoza', Apeli i GJKKO-së shtyn vendimin për të dyshuarit

14:09, 29/08/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka shtyrw seancën për masat e arrestit për të arrestuarit e operacionit ‘Metamorfoza’.

Seanca do të zhvillohet me datë 31 gusht në orën 10:00.

Bëhet fjalë për biznesmenin Pëllumb Gjoka, prokurorin Xhevahir Lita, ish-shefin e operacionales, Oltion Bistri, ish-efektivin Adrit Hasanbegaj, Asmer Bilalin, Edmond Prekën, ky i fundit shoferi i biznesmenit Gjoka.

REAGIMI:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 29.08.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 38 akti, datë 22.08.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimet e personave nën hetim P.Gj., Xh.L., E.P., A.H., O.B., ndaj vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 dhe nr. 97, datë 29.07.2023 (në lëndë të masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Lidhur me këtë çështje, seanca gjyqësore për shpalljen e vendimit u shty për tu zhvilluar më datë 31.08.2023, ora 10:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco