SYRI TV/ Reshjet e shiut, përmbyten rrugët e Vlorës. Mamaj: Punonjësit e bashkisë dhe të OSHEE në terren

13:34, 29/08/2023
A+ Aa A-

Qarku i Vlorës është përballur me vërshime e rrëshqitje dherash si pasojë e reshjeve të dendura që përfshinë këtë qark. Lagjet e qytetit bregdetar për më shumë se 3 orë kanë qenë të pakalueshme, ndërsa në disa fshatra ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Nga SYRI TV

Reshjet e shiut të rëna gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte kanë shkaktuar probleme në disa fshatra të qarkut të Vlorës, por edhe në brendësi të qytetit bregdetar. Si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve shumë rrugë janë përmbytur, ndërsa raportohet edhe për rrëshqitje dherash në pjesën kodrinore të Vlorës.

Në disa fshatra ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike pasi era e fortë ka këputur kabllot përçues të elektricitetit. Rreth orës 6 të mëngjesit rrugët e qytetit janë mbuluar tërësisht nga uji duke shkaktuar edhe probleme në kalimin e automjeteve dhe të këmbësorëve.

Prefekti i Qarkut të Vlorës Flamur Mamaj është shprehur se tashmë situata e vështirë ka kaluar dhe punonjësit e bashkisë dhe të OSHEE po sistemojnë avaritë e shkaktuara nga stuhia.

Probleme të mëdha në qytetin e Vlorës janë shkaktuar në disa  prej rrugëve kryesore si “Albano dhe Romina”, rruga pranë universitetit “Ismail Qemali”, te Kisha Ortodokse. Përmbytjet në këto rrugë janë sistematike, pasi deri tani nuk është marrë asnjë masë për të evituar këtë problematikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco