Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

SYRI TV/ Pak orë reshje shiu përmbysin Vlorën, rrugët e qytetit të pakalueshme

13:31, 29/08/2023
A+ Aa A-

Qarku i Vlorës është përballur me vërshime e rrëshqitje dherash si pasojë e reshjeve të dendura që përfshinë këtë qark.

Lagjet e qytetit bregdetar për më shumë se 3 orë kanë qenë të pakalueshme, ndërsa në disa fshatra ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Syri Tv

Reshjet e shiut të rëna gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte kanë shkaktuar probleme në disa fshatra të qarkut të vlorës, por edhe në brendësi të qytetit bregdetar. Si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve shumë rrugë janë përmbytur, ndërsa raportohet edhe për rrëshqitje dherash në pjesën kodrinore të Vlorës.

Në disa fshatra ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike pasi era e fortë ka këputur kabllot përçues të elektricitetit. Rreth orës 6 të mëngjesit rrugët e qytetit janë mbuluar tërësisht nga uji duke shkaktuar edhe probleme në kalimin e automjeteve dhe të këmbësorëve.

Prefekti i Qarkut të Vlorës Flamur Mamaj është shprehur se tashmë situata e vështirë ka kaluar dhe punonjësit e bashkisë dhe të OSHEE po sistemojnë avarit e shkaktuara nga stuhia.

Probleme të më të mëdha në qytetin e Vlorës janë shkatuar në disa  prej rrugëve kryesore si Albano dhe Romina, rruga prane universitetit ismail Qemali, Kisha Ortodokse. Përmbytjet në këto rrugë janë sistematike, pasi deri tani nuk është marrë asnëj masë për të evituar këtë problematikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco