EMRAT/ Si u zbardh pas 1 viti ngjarja: Burri ra në kanal pas konfliktit dhe vdiq, pranga 59-vjeçarit

EMRAT/ Si u zbardh pas 1 viti ngjarja: Burri ra në kanal pas konfliktit dhe vdiq, pranga 59-vjeçarit

08:34, 29/08/2023
A+ Aa A-

Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur një vit më parë në Kurbin, ku mbeti i vdekur një 51-vjeçar. Mësohet se 51-vjeçari Ylli Tafili, kishte debatuar me një 59-vjeçar dhe më pas kishte rënë në kanal.

Policia informoi se viktima ishte shtyrë nga një person tjetër pas një konflikti të çastit. Ai është dërguar në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë theksohet se 59-vjeçari, Isa Lama, me të cilin kishte debatuar viktima është arrestuar, pasi pas debatit ishte larguar dhe nuk e kishte ndihmuar.

“Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit Ylli Tafili dhe Isa Lama ishin konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin, ku si pasojë e atij konflikti Tafili ka rënë në kanal, ndërsa shtetasi Isa Lama, është larguar menjëherë, pa i dhënë ndihmë”, informoi policia.Autori dhe viktima ishin banor të fshatit Shullaz, Kurbin dhe ishin konfliktuar për kullotën e bagëtive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco