Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

EMRI+VIDEO/ ‘The Wanted’ kapet në Tiranë, pjesëtari i një organizate kriminale

14:07, 27/08/2023
A+ Aa A-

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga policia e Tiranës, në një bilardo në zonën e Komunës së Parisit.

Në kuadër të operacionit, ‘The Wanted’ është bërë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit Jashar Shimka (Gllava), 42 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firenzes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës’, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar ‘The wanted’.

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ‘Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës’.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘The wanted’.

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në një bilardo në Komunën e Parisit, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin J. Sh. (G)., 42 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firenzes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës’, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco