Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

Helmimi  i mbi 40 turistëve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

Helmimi i mbi 40 turistëve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

21:20, 25/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Vlorë ka aalë me njoftim zyrtar pas helmimit të më shumë se 40 turistëve nga ushqimi.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se turistët janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor i ngritur për këtë rast, në bashkëpunim me specialistë të AKU-së dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të helmimit të këtyre shtetasve.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, me simptoma helmimi nga ushqimi, 41 shtetas polakë (turistë), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake rezulton se këta shtetas, gjatë ditës së sotme, kanë qenë me guidë, me anije turistike, në ishullin e Sazanit.

Grupi hetimor i ngritur për këtë rast, në bashkëpunim me specialistë të AKU-së dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të helmimit të këtyre shtetasve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco