Berat, zjarri në malin e Shpiragut, zjarrfikësit punuan për fikjen, ndërhynë nga ajri! Shuhet pas disa orësh

Berat, zjarri në malin e Shpiragut, zjarrfikësit punuan për fikjen, ndërhynë nga ajri! Shuhet pas disa orësh

18:47, 25/08/2023
A+ Aa A-

Zjarri i cili filloi mbrëmjen e djeshme në malin e Shpiragut, në Berat vijoi edhe mëngjesin e sotëm dhe u shua pas disa orësh.  Flakët e favorizuara nga era po përhapen me shpejtësi duke shkrumbuar një zonë pylli me pisha dhe shkurre.

Në ndihmë të zjarrfikësve të Beratit, kanë ardhur edhe forcat e MZSH së Dimalit, reparti ushtarak Poshnjë si dhe helikopterë.

 Zjarri i favorizuar nga terreni i vështirë dhe era e cila po e ndihmon të përhapet me shpëjtësi ka vijuar përgjatë gjithë sipërfaqes me shkurre, pisha si dhe plantacionit me ullinj në zonën e Mbreshtanit ish-komuna Sinjë, informon gazetarja e Report Tv, Mimoza Sinanaj.

Ndërsa zjarrfikësit, prej ditës së djeshme nuk kanë ndalur “luftën” e tyre me flakët, të cilat kanë marrë përmasa të mëdha.

Edhe në këto moment forcat e shumta ushtrisë MZSH po punojnë për shuarjen e flakëve me mjetet e dorës dhe pompat e shpinës, ndërsa pritet edhe ndërhyrja me helikopterë nga ajri.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga vetëtimat, pasi është një zonë që rrihet shumë nga këto fenomene natyrore.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një deklaratë ku thotë se situata në malin e Shpiragut është nën kontroll dhe drejt izolimit.

“Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Shpiragut, në bashkinë e Beratit. Në mbështetje të forcave në terren u angazhuan edhe 50 trupa të tjerë nga reparti i Poshnjes, duke e çuar në 100 numrin e efektivëve të Forcave të Armatosura që po punojnë me intensitet deri në shuarjen përfundimtare të tij. Për shkak të terrenit të vështirë që nuk mundëson ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, helikopteri Cougar ka ardhur në ndihmë që në orët e para të mëngjesit, duke vijuar gjatë gjithë ditës ndërhyrjen nga ajri.”-thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco