Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Morën peng 13 emigrantë në Greqi dhe i futën në kamion, ‘arrest shtëpie’ për shqiptarin dhe dy shtetas grekë

Morën peng 13 emigrantë në Greqi dhe i futën në kamion, ‘arrest shtëpie’ për shqiptarin dhe dy shtetas grekë

17:08, 25/08/2023
A+ Aa A-

 

Autoritetet greke kanë vendosur masën ‘Arrest shtëpie’ për biznesmenin shqiptare, Astrit Tota dhe dy shtetas, të cilët pak ditë më parë kapën dhe mbyllën në kamionë 13 emigrantë. Sakaq u janë hequr pasaportat dhe e drejta për të dalë jashtë territorit grek.

Dje, shqiptari Tota dëshmoi për një media greke, se i kishte parë emigrantët në tentativë për të ndezur zjarr në pyjet e Evros.

Ka qenë vetë Tota që ka publikuar videon në rrjetet sociale, ku shihet  automjeti i tij duke tërhequr një rimorkio që mbante 25 emigrantë të paligjshëm me origjinë siriane dhe pakistaneze.

Për këtë ngjarje, përveç pronarit të mjetit, në nëndrejtorinë e sigurimit të Aleksandropolit janë shoqëruar dhe janë ndaluar edhe dy grekë, të cilët dyshohet se e kanë ndihmuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco