FOTO+EMRI/ Vritet i riu shqiptar në Kanada, policia nis hetimet

FOTO+EMRI/ Vritet i riu shqiptar në Kanada, policia nis hetimet

19:36, 22/08/2023
A+ Aa A-

Një 26-vjeçar shqiptar u vra në Kanada të shtunën. Policia tha se ka arritur të identifikojë viktimën, një shqiptar i quajtur Granit Ahmeti.

Ai punonte në një kompani karrotrecësh në Otava. 

Policia tha se vrasja është një incident i izoluar dhe nuk ka rrezik për sigurinë publike. Autoritetet thanë se po hetojnë për ndonjë aktivitet të dyshimtë në këtë zonë.

Një faqe e komunitetit shqiptar në Kanada postoi homazhe për të riun.

Kurse kompania e karrotrecëve ku ai punonte dhe ishte pjesërisht edhe pronar, tha se ai ishte një një i ri mbushur me energji që e dashuronte jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco