VIDEO-SYRI TV/ Shtyhet vendimi për ish-ushtarin e UÇK, avokati i Goxhajt: Duan ta rrëmbejnë

18:28, 22/08/2023
A+ Aa A-

Shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës për Dritan Goxhajn, lidhur me kërkesën për ndryshim mase. Shkak u bë mungesa e përfaqësuesit të akuzës Ylli Pjetërnikaj. Mbrojtja kishte kërkuar revokim të masës ‘arrest në burg’, me argumentin se s’ka prova të reja që prej 18 ditësh kur është dhënë masa. Lidhur me këtë shtyrje, ka reaguar avokati Bashkim Nikollaj, I cili tha se nuk kërkohet ekstradimi por rrëmbimi I klientit të tij.

Nga SYRI TV

Nga Gjykata e Tiranës, avokati i Dritan Goxhaj tha se kërkohet të rrëmbehet klienti i tij dhe jo të ekstradohet për llogari të Gjykatës Speciale.

Në këtë seancë ishte parashikuar të shqyrtohej kërkesa e mbrojtjes për ndryshimin e masës “arrest me burg” që është vendosur ndaj ish-luftëtarit të UÇK-së, me argumentin se s’ka provë të re që prej 18 ditësh kur është dhënë.

Por, duke qenë se mungonte përfaqësuesi i akuzës Ylli Pjetërnikaj, seanca u shty. Avokati Bashkim NikollaJ është shprehur se dy shtete nuk po dinë çfarë të bëjnë me klientin e tij.

Dritan Goxhaj u arrestua në fund të korrikut të këtij viti në Tiranë për llogari të autoriteteve të Kosovës. Ai akuzohet për intimidim të dëshmitarëve dhe se ka publikuar në rrjete sociale detaje sekrete nga procesi gjyqësor i Dhomave të Specializuara të Hagës. Avokati I tij u ndal edhe në këtë pikë ku saqroi pozicionin e personit që mbron.

Dritan Goxhaj, djali i ish-ushtarakut Dilaver Goxhaj, i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e Forcave Amerikane në Shqipëri. Dritan Goxhaj, ka qenë shoqëruesi i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco