Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

'Forcat Operacionale hynin në çdo derë, kush e emëroi Bistrin?'/Eksperti: Sistemi i të dhënave sekrete është kalbëzuar! Edhe në policinë e Shtetit krijohen klane për…

'Forcat Operacionale hynin në çdo derë, kush e emëroi Bistrin?'/Eksperti: Sistemi i të dhënave sekrete është kalbëzuar! Edhe në policinë e Shtetit krijohen klane për…

19:52, 16/08/2023
A+ Aa A-

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa në Panorama Tv ka komentuar ngjarjet e fundit në vendit tonë dhe denoncimin e AMP ndaj Forcës Operacionale, pasi dyshohet për rrjedhje të dhënash përmes një linje interneti që ishte vendosur në mënyrë të paautorizuar.

Softa tha se kjo forcë Operacionale është shumë e rëndësishme pasi ka akses në çdo zyrë të Ministrisë së Brendshme dhe mbart të dhëna të fshehta mbi shtetin, pronën dhe qytetarët, ndaj dhe duhet të kuptohet sesi dhe kush ia ka dhënë certifikatën e sigurisë, ish-drejtorit Oltian Bistrit.

Ndër të tjera, eksperti vuri në dukjes së në vendin tonë një rrezik tjetër janë dhe banda e krimit ku tashmë shqiptarët nuk janë vetëm shpërndarës të drogës por dhe financues të krimit.

Për ekspertin në Shqipëri duhet të krijohen servera për hetime më të sigurta pasi sistemi po shkon drejt kalbëzimit.

Pjesë nga biseda:

Çfarë mund të ndodhë në institucione të tjera?

Forca Operacionale ka një forca të jashtëzakonshme dhe hyn në çdo zyrë të Ministrisë së Brendshme dhe mund të ketë të akses me të dhëna sensitive. Kanë filmimet, ndjekjen e personave të dyshuar, mund të bëjnë edhe kontrolle ose përgjime për shkak të SPAK. Flasim për një nga strukturat më delikate që ndodhet në këtë nivel. Kërkojmë që në këto institucione në vendet që janë sensitive dhe kanë materiale për qytetarët, pronat dhe shtetin, duhet që të jenë persona me certifikatë sigurie. Institucionet duhet ti kontrollojë këto sektorë. Ky hetim është i rëndësishëm pasi ka një plagë në Ministrinë e Brendshme. Nuk sot një person të fortë nëse nuk njeh person, nga pushteti lokal, apo ka partinë e tij sado para të ketë. Nuk ka si të justifikohet kjo lloj trimërie. Mendoj që SPAK në rastin e këtij hetimi ta ngrerë stekën, ka zyrtarë të tjerë që të kuptohet se kush e emëroi ish drejtorin, asgjë nuk është e rastësishme. Duhet që të thuhet e vërteta dhe të ndalohen gjërat.

Problemi është te sistemi i ngjitur jo tek prokuroria. Kush i kalbëzoi dhe i bëri bashkë personat në krim, këta jepnin informacion dhe tradhtonin besimin e Policisë së Shtetit por dhe qytetarëve shqiptarë që sytë i kanë te shteti. Këto janë struktura serioze, të cilat poshtë kanë piramidën dhe janë të frikshëm.

Linja e paautorizuar e internetit, e rëndon më shumë situatën e Oltian Bistrit?

Ai i rënduar është, por duhet të shohim sistemin sesa i kalbëzuar është dhe krijohen struktura. Kërkon hetim, është e rëndësishme të shohim strukturat pasi nuk është një person i vetëm.  Po ashtu edhe ministri i Brendshëm, që shkon në Komisariate nuk duhet të funksionojë i vetëm, pasi ka njësi dhe ky është sistemi. Duhet parë kush i emëron personat.

Sa i rëndësishëm është bashkëpunimi me ndërkombëtarët?

Balla dha një gjë që më pëlqeu që tha mbas çdo bime kanabisi është një polic, dhe pas një parcele është një shef. Duhet të krijohen servera për hetime më të sigurta. Ndërkombëtarët vijnë në nivele më të larta, falë këmbënguljes së tyre dhe bashkëpunime me SPAK ka ardhur nga ata, ashtu si droga në portin e Durrësit, në repartin ushtarak. Grupet shqiptare janë bërë shumë të forta dhe të rrezikshme dhe kanë financa, dhe operojnë në vendet e tjera të BE-së tregon që ky krim nuk është vetëm kombëtar por dhe ndërkombëtar. Shqiptarët nuk janë më vetëm shpërndarës por dhe eksponentë të krimit dhe financues. Ndërsa në policinë e shtetit janë krijuar klane për të mbajtur vendin e punës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco