SYRI TV/ U përplas me 'Jet Ski', 16-vjeçari në vdekje klinike

13:42, 16/08/2023
A+ Aa A-

Vijon të jetë në gjendje kritike për jetën 16-vjeçari që u përplas të martën me “Jet Ski” në plazhin e Llamanit në Himarë. I mituri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimet për shokun e 16-vjeçarit dhe pronarin e mjeteve lundruese. Në drimadhes, pesë persona u plagosën pasi gjatë kohës që udhëtonin me skaf në ujë, shpërtheu në flakë një bidon me lëndë djegëse.

SYRI TV

Kalon në vdekje klinike në spitalin e Traumës, adolehenti 16-vjeçar që u aksidentua me Jet Ski në plazhin e Llamanit në Himarë. 16-vjeçari vijon të jetë në gjendje të rëndë për jetën, për shkak të plagëve të marra në aksidentin mes dy “Jet Skive” në ujë, të martën mbasdite në plazhin e llamnit.

Katër adoleshentë nga Tirana, të gjithë nën moshë 18 vjeç, kishin marrë dy Jet ski me qira në Llaman. Pasi janë futur në ujë, Jet Skit janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë mbetën të plagosur një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar, ky i fundit pa rrezik për jetën. fillimisht, ngjarja u raportua sikur 16-vjeçari, ishte hedhur në ujë dhe ishte përplasur me një shkëmb, ndërsa shoku i tij ishte plagosur gjatë kohës që po i ofronte ndihmë.

Por më pas, dy të rinjtë që ndodheshin në motrrin tjetër të ujit, kanë treguar të vërtetën e ngjarjes, duke deklaruar se kishin bërë aksident me motorrat e ujit në det, ku për pasojë ishin dëmtuar dy shokët e tyre. Policia e Himarës referoi në prokurori procedimin penal për 17-vjeçarin e lënduar si dhe për operatorin që kishte dhënë me qira motorrat e ujit për adoleshentët. Gjithashtu, u bë dhe pezullimi i aktivitetit të motorrave të ujit.

Në pothuajse në të njëjtën orë, në plazhin e Drimadhës në Himarë, një tjetër incident në ujë, për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi. Një bidon benzine që ndodhej në një mjet lundrues të një kompanie turistike, shpërtheu gjatë kohës që mjeti ishte në ujë. Për shkak të shpërthimit, mbetën të plagosur pesë të rinj të moshave 21 deri në 32 vjec. Fatmirësisht, nga plagët, asnjë prej të rinjve nuk rrezikon jetën. policia nisi hetimet edhe për këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco