VIDEO/ Dalin pamjet e operacionit ’Flakë në det'/ Zbardhen identitetet e 6 të arrestuarve

12:04, 16/08/2023
A+ Aa A-

Zbardhen emrat e 6 personave të arrestuar në kuadër të operacionit anti-drogë të koduar “Flakë në det”, ku mori pjesë 'Guardia di Finanza', DEA amerikane dhe policia shqiptare.

Si rezultat i këtij aksioni u goditë një grup kriminal në Kurbin i trafikut të drogës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Flakë në det” u arrestuan shtetasit:

Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;  

Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë; 

Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç; 

Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;

Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë; 

Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Operacioni filloi pas njoftimit të strukturave monitoruese në terren, për lëvizjen me shpejtësi të një mjeti lundrues, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin.

Ky mjet lundrues është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas shtetasit që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike.

Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries.

Shtetasit që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë.

Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, efektivët e Repartit Special “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike.

Gjithashtu, në vijim të ketij operacioni policor, u shoqëruan në ambientet e DVP Tiranë, 2 shtetasit ukrainas të cilët u kapën në afërsi të velieres.

Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me SPAK-un, u bë arrestimi për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”, shtetasit:

Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;

Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
2 armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”;
200 fishekë pistolete model 54;
një automjet tip “Audi”;
4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike;
45 000 euro, 250 000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2 000 lira, 25 celularë;
sasia 23 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e gjetur në afërsi të velierës së djegur;
1 mjet lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in;

Ndërsa mjeti lundrues veliere është zhytur në thellësinë rreth 150 metra, në detin Adriatik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco