Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Shuhet pas 6 orësh zjarri në Labovë të Gjirokastrës, rrezikoi shtëpitë

VIDEO/ Shuhet pas 6 orësh zjarri në Labovë të Gjirokastrës, rrezikoi shtëpitë

10:37, 16/08/2023
A+ Aa A-

Një zjarr i madh ra në kullotat e  njesisë administrative Odrie  në Gjirokastër. Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës, nën drejtimin e Pëllumb Shalarit kanë operuar në terren për gjashtë orë rresht derisa bënë të mundur shuarjen e flakëve që kishin gjeneruar në fshatin Labovë.

Flakët kërcënonin banesat ndaj situata u vlerësua me seriozitet të madh për të shmangur rrezikun duke shtuar edhe forcat zjarrfikëse në terren.

Sipas vlerësimit paraprak bëhet fjalë për 4 ha kullotë të djegur. Ndërkaq drejtuesi i PMNZSH Gjirokastër, Pëllumb Shalari, u shpreh se duhet t tregohet kujdes dhe përkushtim të shtuar nga të gjitha institucionet, në të gjitha nivelet si dhe rritje e ndërgjegjësimit dhe përgatitjes së qytetareve për t'iu përgjigjur në kohë ndaj situatave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco