Kapet me 1.7 kg kanabis në banesë, arrestohet 41 vjeçari në Fier

Kapet me 1.7 kg kanabis në banesë, arrestohet 41 vjeçari në Fier

11:47, 15/08/2023
A+ Aa A-

Një 41 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit për kultivim dhe prodhim droge. Arrestimi i 41 vjeçarit vjen pasi policia gjeti në afërsi të banesës së tij në fshatin Varibob, 17 bimë narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i kontrolleve, policia gjeti edhe 1.7 kg lëndë narkotike kanabis brenda në banesë. 41 vjeçari akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco