Milano, hetim për drogë dhe lidhje me Ndrangheta, arrestohen dy shqiptarë

Milano, hetim për drogë dhe lidhje me Ndrangheta, arrestohen dy shqiptarë

09:42, 12/08/2023
A+ Aa A-

Pioltello, Milano -  Një tjetër hap përpara nga policia italiane për mbylljen e përhershme të një pike shpërndarjeje droge,  sekuestrim të kokainës dhe të parave të “Ndragheta”.

Një organizatë kriminale kishte zënë rrënjë në Pioltello nën mbrojtjen e familjeve Manno dhe Maiolo dhe me pjesëmarrjen e punëtorëve të pakualifikuar dhe me origjinë të huaj.

Goditja erdhi me konfirmimin e arrestimit në flagrancë të dy shtetasve shqiptarë, 24 dhe 29 vjeç, për tregti dhe zotërim droge në fshatin Limito. Operacioni blic u zhvillua në një apartament në rrugën Siracusa.

Policia italiane, me koordinimin e Drejtorisë Antimafia të Qarkut të Milanos, nisi një operacion të madh. Kontrolle u bënë edhe në Vignate dhe Peschiera Borromeo kundër gjashtë personave që hetuesit besojnë se janë organizatorët e trafikut me qendër në Pioltello.

Një hetim i nisur shumë përpara dhjetorit 2022 çoi në një sërë arrestimesh për organizatë kriminale të tipit mafioz pikërisht në ambientet e 'Ndrina. Më pas një burrë i lidhur me Cosa Nostra nga Enna u arrestua dhe u zbulua një përpjekje e bandës për të ndikuar edhe në zgjedhjet në komunë, po fatmirësisht pa sukses.

Megjithatë, menaxhimi i një sipërmarrjeje kriminale të kësaj madhësie shpesh krijonte tensione.

Dhe pikërisht për këtë ka ndodhur një tentativë vrasjeje më 16 nëntor 2019 në një lokal në via Palermo, njëqind metra nga banesa e pushtuar nga dy shqiptarët e përfunduar tashmë në pranga, ku u plagos Damiano Maiolo, vëllai i bosit.

Dhe tani pas gati katër vitesh, policia është kthyer në fshatin Limito.

Agjentët janë shfaqur para derës së dy shqiptarëve me qen nuhatës. Ata përmbysën shtëpinë centimetër pas centimetri, duke zbuluar 10 mijë e 500 euro cash, të ardhurat e disa ditëve të aktivitetit dhe 130 gramë kokainë, gati për t’u ndarë dhe paketuar në doza.

Në shtëpi, natyrisht, kishte edhe gjithçka që duhej për të përgatitur drogën që do t'u kalonin klientëve. Në sirtarë, edhe material me origjinë të paqartë. Në veçanti, objekte ari që mund të kenë rezultat i vjedhjes. Për këtë të dy janë denoncuar edhe për mallra të vjedhura.

Njëri prej dy të arrestuarve, 29-vjeçari, kishte edhe një dënim të formës së prerë, të pakryer ende, me 10 muaj e 28 ditë burg. Përsëri për krim të lidhur me drogën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco