Maliq/ Ndërhyrja e RENEA-s në banesë, ekzekutohet 62 vjeçari

Maliq/ Ndërhyrja e RENEA-s në banesë, ekzekutohet 62 vjeçari

08:58, 12/08/2023
A+ Aa A-

Është ekzekutuar nga Forcat Speciale ‘RENEA’ 62 vjeçari Ramiz Muçollari.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ka patur herë pas here shkëmbime zjarri mes 62 vjeçarit dhe forcave Renea.

Ajo çka konfirmohet nga informacionet paraprake është se Renea e vënë në pozitë të vështirë nga të shtënat me kallash nga autori, ka qëlluar drejt tij duke e lënë të vdekur në vend.

Grupi i ekspertëve është duke bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes ndërkohë që bashkëshortja dhe i biri ndodhen në spitalin e Korçës me plagë të marra në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Si ndodhi ngjarja?

Muçllari, 62 vjeç, plagosi mbrëmjen e djeshme me thikë në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe dhe me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç.

Aktualisht dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco