Maliq/ Plagosi gruan dhe djalin, dyshohet se 62 vjeçari është vrarë nga RENEA

Maliq/ Plagosi gruan dhe djalin, dyshohet se 62 vjeçari është vrarë nga RENEA

08:29, 12/08/2023
A+ Aa A-

Pas rreth një ore, Forcat Speciale 'RENEA' ka mundur që të futet brenda banesës së 62-vjeçarit Ramiz Muçollari. 

Burime pranë SYRI.TV thonë se 62 vjeçari mund të jetë ekzekutuar nga Forcat Speciale, pasi të shtënat nga autori kanë ndaluar.

Po verifikohet me dron pasi trupi i 62 vjeçarit është parë i shtrirë dhe i mbuluar me gjak.

Pritet konfirmimi nga Policia.

Kujtojmë se Muçollari, 62 vjeç, ka plagosur me thikë në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe dhe me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçllari, 27 vjeç.

Aktualisht dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve. Policia ka shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar, i cili është i armatosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco