‘Policia dëgjoi në telefon vrasjen e shqiptarit/ Detaje të reja nga masakrimi i të riut në ‘shtëpinë e barit'

‘Policia dëgjoi në telefon vrasjen e shqiptarit/ Detaje të reja nga masakrimi i të riut në ‘shtëpinë e barit'

19:54, 11/08/2023
A+ Aa A-

Gati dy vite pas vrasjes së një të riu shqiptar një në fermë kanabisi, mediat në Britani kanë publikuar të tjera detaje. Sipas Daily Mail, ka qenë një punonjës i sallës operative që ka dëgjuar në telefon vrasjen e të riut shqiptar Xhovani Pepaj, 25 vjeç.

I riu u godit 16 herë me thikë nga një bandë që u fut për të grabitur fermën e drejtuar nga rivalët e tyre, pas përplasjeve mes dy grupeve.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, që ka ndodhur më 4 dhjetor 2021, po gjykohen 6 persona.

Tre prej tyre janë shpallur tashmë fajtorë për vrasje, Kelvin Amoako, 19 vjeç, Ciaran Stewart, 19 vjeç dhe Bartosz Malawski, 28 vjeç. Ndërsa Nathan Rainforth, 22 vjeç, Donte Simpson-Palmer, 19 vjeç dhe Ray Renda, 22 vjeç, janë dënuar për vrasje nga pakujdesia.

Prokurori i çështjes, Danny Moore tha se Stewart përdori telefonin e Pepajt për të telefonuar policine  dhe qëndroi në telefon për 14 minuta dhe 50 sekonda, duke i treguar çfarë po ndodhte.

“Përveç bisedës, operatori mundi të dëgjonte gjërat që u thanë nga të tjerët dhe zhurmat. Pasi e dëgjon këtë regjistrim konkluzioni është se ndaj Xhovan Pepajt po përdoret dhunë. Ai sulmohet për vdekje gjatë asaj telefonate.”

Banda u fut në banesë në orën 03:24. Shqiptari fillimisht ka marrë në telefon anëtarët e grupit të tij, të cilët kanë shkuar 10 minuta pas ngjarjes, por nuk u futën dot brenda.

Pepaj ndërkohë kishte mbetur i bllokuar brenda me Amoako, Steëart and Malaëski. Pasi e goditën për vdekje 25-vjeçarin, 3 autorët e dyshuar u hodhën nga një dritare dhe arritën t’i iknin si shqiptarëve, ashtu sikurse edhe policisë.

Disa minuta më vonë, Amoako i dërgoi një mesazh në Snapchat një shoku të cilit i tha: “Sapo vrava dikë”. Gjyqi për personat në fjalë pritet të zgjasë për disa javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco