Ujësjellësi i Durrësit me 160 mln € borxhe, nga viti 2013 punësimet u rritën me 30%, pavarësisht humbjeve të vazhdueshme

Ujësjellësi i Durrësit me 160 mln € borxhe, nga viti 2013 punësimet u rritën me 30%, pavarësisht humbjeve të vazhdueshme

14:44, 07/08/2023
A+ Aa A-

Mali me borxhi i Ujësjellësit të Durrësit u akumulua vit pas vit, me kompaninë, e cila regjistronte rezultate financiare negative të njëpasnjëshme. Me gjithë humbjet e mëdha, kompania nuk është shqetësuar shumë për të rritur të ardhurat, apo për të reduktuar kostot, madje rezulton se nga 2013 numri i të punësuarve u rrit me 30% deri në 2021.

Ujësjellësi i Durrësit është ujësjellësi i dytë më i madh në Shqipëri pas Tiranës dhe kompania që i shërben qytetit të dytë më të madh në vend me ujë të pijshëm dhe heqje të ujërave të zeza dhe bashkive përgjatë të cilave kalon tubacioni kryesor nga fushe kuqa deri në Durrës, asaj të Kurbinit, Krujës, Shijakut dhe Vorës. Sipas të dhënave të bilancit të vitit 2022, ujësjellësi i Durrësit ka 16.2 miliardë lekë borxhe ose afërsisht 160 milionë euro dhe 13.3 miliardë lekë asete ose rreth 130 milionë euro. Pas publikimit të lajmit mbi nxjerrjen ne likuidim te Ujësjellësit në Durrës Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, deklaroi se situata në Durrës nuk është “faliment”, por riorganizim.

Ndërkohë të dhënat e detajuara të bilanceve ndër vite flasin për një përkeqësim të situatës financiare nga viti në vit, teksa drejtuesit nuk janë përpjekur për asnjë moment për të ndalur rrënimin. Kështu në fund të viti 2013, kur Ujësjellësi kishte kaluar nga emërimet e qeverisë së partisë demokratike në ato të qeverisë socialiste të sapo ardhur në pushtet, ndërmarrja numëronte 589 të punësuar. Duke kryqëzuar shifrat me të dhënat e databazës së tatimeve për pagat e prillit të vitit, rezultonte se ujësjellësi i Durrësit kishte 9 vite me vonë 764 të punësuar. 175 të punësuar ose rreth 30% më shumë se sa kur ndërmarrja ndërroi duart e pushtetit, duke rritur shpenzimet operative. Numri i lartë i të punësuarve e ka vënë shpesh herë ujësjellësin e Durrësit në akuza për blerje votash në këmbim të vendit të punës.


Ujësjellës Kanalizime Durrës, pati gjatë vitit të kaluar 1.46 miliardë lekë të ardhura dhe 2.48 miliardë lekë shpenzime, me rezultat neto prej mbi 1 miliardë lekë humbje, ose afro 10 milionë euro. Në vitin 2021, kompania pati rreth 535 milionë lekë humbje e më 2020, 256 milionë. Më 2019, humbjet ishin 550 milionë. Kompania shënoi fitime për herë të fundit në vitin 2018. Humbjet e vazhdueshme nuk duket të kenë shkaktuar ndonjë shqetësim për administrimin dhe as për Bashkinë e Durrësit, e cila është pronare e kompanisë. Nga viti 2013 administratori është i njëjtë, Spartak Kovaci, cili edhe pse udhëhoqi këtë shoqëri në humbje të vazhdueshme është përzgjedhur përsëri si administrator i shoqërisë së re te krijuar për shërbimin e ujësjellës kanalizimeve në Durrës dhe bashkitë e tjera./Balkanweb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco