Moti i keq godet vendin, Policia Kufitare e Vlorës: Shmangni daljen në det, rrezikoni jetën!

Moti i keq godet vendin, Policia Kufitare e Vlorës: Shmangni daljen në det, rrezikoni jetën!

10:55, 05/08/2023
A+ Aa A-

 

Policia e Vlorës apelon të gjithë pushuesit dhe drejtuesit e mjeteve ujore që të tregohen të kujdesshëm sot, pasi vendi është përfshirë nga një mot i keq me reshje dhe erëra të forta.

Në një njoftim të shpërndarë nga Policia Kufitare e Vlorës thuhet se të gjithë ata pushues, që kishin planifikuar të kryenin ndonjë udhëtim me mjete lundruese turistike, t’i anulojnë ato, pasi dallgët janë rritur dhe kjo përbën rrezik për jetën e tyre.

“Nisur nga situata meteorologjike që parashikohet për ditën e sotme, sipas së cilës pritet përkeqësim i motit dhe rritje e dallgëve në det, në përmasa të mëdha, të cilat mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e pushuesve që lundrojnë me mjete lundruese turistike apo argëtuese, Policia Kufitare apelon:

Për pushuesit që duan të lundrojnë përgjatë ditës së sotme, me mjete lundruese turistike apo argëtuese, t’i shmangin këto aktivitete pasi deti ka dallgë me përmasa të mëdha që mund të rrezikojnë seriozisht jetën e tyre.”

Gjithashtu, Policia Kufitare apelon për të gjithë operatorët turistikë që përdorin mjete lundruese, të shmangin daljen në det përgjatë ditës së sotme, pasi situata meteorologjike është e pafavorshme dhe mund të rrezikojë jetën e drejtuesve të mjeteve lundruese dhe të shtetasve në bordet e mjeteve, si dhe fundosjen e këtyre mjeteve.

“Policia Kufitare e Vlorës dhe Njësia Policore Detare, përgjatë ditës së sotme, kanë kaluar në gatishmëri të plotë dhe do të jenë prezente me shërbime nga toka dhe deti, në funksion të rritjes së sigurisë së pushuesve.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco