SYRI TV/ Banorët e Lunxherisë pa transport publik. Furgoni kalon rrallë, pa orar të caktuar

13:52, 04/08/2023
A+ Aa A-

Mungesa e transportit urban është kthyer në shqetësim për banorët e Lunxherisë. Prej vitesh atyre nuk i është mundësur vendosja e një linje të transportit publik, ndërsa thonë se premtimet e bashkisë Gjirokastër për mundësimin e transportit, nuk janë mbajtur.

SYRI TV

Banoret e zones se Lunxherise ne Gjirokaster vuajne prej vitesh mungesen e transportit urban. Të gjithe banoret, kryesisht te moshuarit e mbetur ne keto fshatra jane te detyruar te presin me ore te tera ardhjen e furgonit i cili nuk ka nje orar te caktuar. Kete shqetesim ata e kanë adresuar edhe pranë bashkise Gjirokastër, ku i është premtuar vendosja e nje linje, por deri me tani asgjë nuk është realizuar.

Moshat e reja kanë braktisur fshtarat e Lunxherise, ndaj në të gjitha shtepite ka vetem te moshuar, te cilet kur e kanë të domosdoshëm tranportin jane te detyruar te marrin taxi.

Ne Gjirokaster ka mungese te theksuar edhe te stacioneve urbane, cka detyron qytetaret të presin në anë te rruges në të gjitha stinët e vitit, edhe kur kushtet atmosferike janë të pafavorshme.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco