Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

SYRI TV/ Prokuroria zgjat me tre muaj hetimet për Alda Klosin, avokati: Shtyrja nuk është e ligjshme

14:57, 03/08/2023
A+ Aa A-

Prokurorisë së Tiranës i janë dhënë edhe tre muaj kohë për kryerjen e hetimeve ndaj ish-zyrtares Alda Klosi. Avokati i kësaj të fundit, Arber Hoxha u shpreh se shtyrja e hetimit nuk është e ligjshme pas përfundimit të afatit 6 mujor dhe se Prokuroria nuk ka ende asnjë provë të arsyeshme për klienten e tij. I pyetur nëse Alda Klosit i është komunikuar diçka nga SPAK për shkak se në dosjen hetimore ndaj ish-titullarit të saj Arben Ahmetajt, i del në disa episode emri, Hoxha tha se nuk ka asnjë procedim ndaj Klosit.

SYRI TV

Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për ti dhënë edhe tre muaj afat që të kryejë hetimet ndaj Alda Klosit, ish-zyrtare e lartë e shtetit. Për avokatin Arbër Hoxha që mbron Klosin në Gjykatë, vendimi pas përfundimit të afatit 6 mujor të hetimeve, është i paligjshëm. Ai Shtoi se nuk ka asnjë provë të arsyeshme kundër klientes që mbron.

Alda Klosi rezulton të përmendet disa herë në dosjen hetimore ndaj ish-titullarit të saj Arben Ahmetajt, që ndodhet në kërkim për aferën e inceneratorëve, pastrim parash e fshehje pasurie. Avokati Arbër Hoxha u pyet nëse paralelisht me Prokurorinë e Tiranës të ketë veprime edhe nga SPAK në ngarkim të Klosit, por avokati e mohoi diçka të tillë.

Lidhur me shumat e parave në vlerë totale mbi 500 mijë euro që u gjetën në banesën e sanitares Rozeta Dobi, që tha se i përkisnin të gjitha punëdhënëses së saj, avokati tha se klientja e tij nuk ka ndryshuar qëndrim. Arbër Hoxha deklaron se Klosi dispononte vetëm një pjesë të vlerës prej 130 mijë eurosh që i ka të justifikuara. Alda Klosi mbahet prej muajsh në qeli për veprat penale pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë përballë OPGJ. Pas arrestimit janë sekuestruar disa pasuri në emër të saj apo lidhjeve të afërta familjare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco