Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

EMRI/ Punonjës i policisë së kufirit përplasi 7-vjeçaren në rrugë, AMP do të hetojë rastin

EMRI/ Punonjës i policisë së kufirit përplasi 7-vjeçaren në rrugë, AMP do të hetojë rastin

14:02, 03/08/2023
A+ Aa A-

Mesditën e sotme në qytetin e Bilishtit, është përplasur një 7-vjeçare, duke ecur në rrugë.

Franc Bylyku, drejtuesi, është punonjës policie i kufirit, në doganën e Kapshticës.

Komisariati i Devollit dhe AMP do të hetojnë mbi rastin.

Sipas informacioneve, fëmija i ka prerë rrugën, duke vrapuar, dhe polici e ka goditur me pjesën e pasqyrës.

Nga burimet policore konfirmohet se punonjësi i policisë nuk ka qenë me shpejtësi të lartë, as nën ndikimin e alkoolit, ndërsa fëmija jashtë rrezikut për jetën.

Do të jetë AMP ajo që do të vendosë nëse rrethanat e çojnë policin drejt arrestimit apo do të ndiqet në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë: Devoll/Informacion paraprak

Më datë 03.08.2023, rreth orës 11:05, në qytetin e Bilishtit, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F. B., ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco