SYRI TV/ Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit, janar-korrik, 566 aksidente vetëm në Tiranë

15:26, 01/08/2023
A+ Aa A-

Numri i aksidenteve automobilistike ka ardhur në rritje deri në muajin korrik të këtij viti. Shkaqet sipas ekspertëve janë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesve të mjeteve, por edhe nga këmbësorët. Ata shprehen se monitorimi i rrugëve duhet të bëhet 24 orë për të evidentuar shkelësit, qofshin ata këmbësor apo drejtues mjetesh!

SYRI TV

566 aksidente rrugore janë rregjitruar nga janari i vitit 2023 deri korrik vetëm në kryeqytet, teksa akset ku ka më shumë aksidente mbeten ato të autostradës tiranë durrës, tiranë elbasan e anasjelltas por edhe aksi i lezhës e sarandës. Sipas ekspertëve infrastruktura e dobët, shpejtësia e lartë, mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor mbeten shkaqet kryesore. Teksa ndëshkimi me gjoba duket se nuk ka dhënë rezultat.

Shifrat e aksidenteve në vend janë gjithmonë e në rritje, teksa ekspertët analizojnë shkaqet, vetëm gjatë vitit 2023 në tiranë janë regjistruar 566 aksidente. Mungesa e infrastrukutrës por edhe e studimit të zonave më rrisk te larte janë kyçe, thotë eksperti Fatjon Softa në një intervistë për Syri TV.

Ne pah del edhe mungesa e respektimit të rregullave kryesisht nga drejtuesit e mjeteve, por në disa raste shkaktar për aksidentet janë edhe këmbësorët. Vëzhgimi me paisjet monitoruese të cilat evidentojne shkelësit e rregullave ne qarkullimin rrugor do të ishte një zgjedhje e mire, shprehet eksperti pasi duket se kontrolli nga efektivët e policisë nuk kadhene rezultat përfshire këtu edhe gjobat.

Akset krysore brenda kryeqytetit janë zona e pallatit me shigjeta, unaza e re, rruga e elbasanit por edhe zona e TEG. Ku së fundmi janë regjistruar një numër I madh aksidentesh me pasojë vdekje. Ndërkohë në rang vendi autostrada tiranë durrës, tiranë elbasan por edhe aksi I lezhës e sarandës vijojnë të pergjaken duke regjistruar një numër të madh aksidentesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco