Aksident në Kuçovë, makina përplas një fëmijë 10 vjeç

Aksident në Kuçovë, makina përplas një fëmijë 10 vjeç

21:37, 31/07/2023
A+ Aa A-

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit, tek parku i ri i qytetit, në vendin e quajtur “Lapidari” dhe 10-vjeçari i plagosur është shtetasi me inicialet N.K

Mësohet se fëmija ka dalë nga parku me vrap në rrugë dhe është përplasur nga mjeti.

Fëmija është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit, për të kuptuar edhe shkaqet e dinamikën e tij.

Sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ku edhe po jep deklaratat e tij në lidhje me aksidentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco