'Loja mbaroi': Policia sekuestron lodrat elektronike nga shëtitorja e Himarës

'Loja mbaroi': Policia sekuestron lodrat elektronike nga shëtitorja e Himarës

09:22, 31/07/2023
A+ Aa A-

Policia e Dhërmiut dhe ajo e Himarës kanë sekuestruar lodrat elektronike që ishin vendosur në shëtitoren e Himarës la lejen e bashkisë dhe kanë proceduar pronarin e tyre, një 20-vjeçar.

Në vazhdën e kontrolleve ndaj operatorëve ekonomikë që e zhvillojnë aktivitetin e tyre në vijën bregdetare, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Himarës zhvilluan operacionin e koduar “Game Over” duke goditur një tjetër rast të pushtimit të hapësirave në plazhe në kundërshtim me ligjin.

Policia nisi procedimin në gjendje të lirë për K.M, 20 vjeç, banues në Dhërmi, pasi në shëtitoren e Dhërmiut, kishte vënë pa leje nga organet kompetente, 4 makineri për lojëra për fëmijë, pajisje të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, kontrollet dhe verifikimet vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco