Pejë: Makina bie në lumin Drini i Bardhë, humb jetën një person

Pejë: Makina bie në lumin Drini i Bardhë, humb jetën një person

08:39, 31/07/2023
A+ Aa A-

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Pejë, ku një veturë me targa vendore ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drini i Bardhë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës, ku është shtuar se fillimisht nga vetura janë nxjerrë dy persona ku njëri nga ta ka vdekur, ndërsa tjetri i lënduar rëndë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

"Humb jetën një person,  në aksident trafiku

Ju informojmë se me datë 31 korrik 2023, rreth orës 03:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Radac-Pejё.

Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR).

Aty kemi kuptuar se njё veturё me targa vendore, ka dalё nga rruga dhe ka rёnё nё lumin ( Drini i bardhё), nga vetura disa qytetar rasti i kanё nxjerrё dy (2) persona tё lënduar rёndё.

Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca aty nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar se njёri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndёsa i lënduari ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco