Vrasja e trefishtë në Kosovë, prokuroria dyshon për dy vrasje dhe një vetëvrasje

Vrasja e trefishtë në Kosovë, prokuroria dyshon për dy vrasje dhe një vetëvrasje

07:26, 29/07/2023
A+ Aa A-

Kosovë - Krimi që ndodhi brenda një familje në Rufc të Lipjanit ka tronditur vendin. Prokuroria informon se dyshohet për vrasjen e dy personave dhe një vetëvrasje.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha për RTKlive, se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit, njofton RTK.

“Lidhur me rastin i cili ndodhi në fshatin Rufc të Lipjanit, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti”, theksoi ajo.

Ulaj theksoi se sipas informatave nga vendi i ngjarjes, dyshimet çojnë drejt vrasjes së dy viktimave nga arma e zjarrit, si dhe një vetëvrasjeje. Ajo tha se trupat e pajetë do të dërgohen në IML për obduksion.

“Trupat e pajetë, me urdhër të Prokurores së Shtetit do të dërgohen në IML për obduksion, derisa veprimet hetimore do të vazhdojnë deri në zbardhjen e rastiti”, theksoi Ulaj

Tre persona gjenden të vdekur në Lipjan, Policia ka nis hetimet

 (E plotësuar, 19:45) Në një fshat të Lipjanit janë gjetur të vdekur tre persona. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetim.

Gazetarja e RTK-së, Alinda Sejda e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, duke cituar banorët e fshatit, tha se dyshohet për një vrasje brenda një familje, ku kryefamiljari i ka vrarë dy anëtarë të familjes së ngushtë, por kjo nuk është konfirmuar ende nga Policia e Kosovës. Nga banorët po ashtu është mësuar se anëtarët e tjerë të familjes janë të tronditur nga kjo ngjarje dhe atyre po i’u ofrohet trajtim mjekësor.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka bërë të ditur për RTKlive, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Burri është me inicialet A.B është i moshës rreth 50 vjeç, derisa djali A.B është rreth moshës 23 vjeçare. Inicialet e gruas janë K.B

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco