VIDEO/ U bllokuan në det për disa orë, shpëtohen 5 persona

VIDEO/ U bllokuan në det për disa orë, shpëtohen 5 persona

21:56, 28/07/2023
A+ Aa A-

Një skaf me 5 persona në bord kishte mbetur i bllokuar për disa orën ë det.

Ata janë shpëtuar nga forcat e policisë kufitare dhe Delta Force.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Forcë i kanë shkuar në ndihmë 5 shtetasve që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues skaf.

Gjatë ditës së sotme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim se një mjet lundrues gomone me 5 shtetas në bord, kishte pësuar defekt, në plazhin 📍e Zhapovelit, Karaburun.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu shkuar në ndihmë 5 shtetasve të cilët ndodheshin në mjetin lundrues i cili e kishte të pamundur lundrimin dhe kthimin në breg.

Shërbimet e Policisë, me mjetet e Policisë Kufitare, kanë shoqëruar në breg, mjetin lundrues gomone, së bashku me personat në bord, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, në SPK Triport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco