I dehur dhe me pistoletë në brez, arrestohet plaku që sillej rreth bashkisë së Lushnjës

I dehur dhe me pistoletë në brez, arrestohet plaku që sillej rreth bashkisë së Lushnjës

19:48, 28/07/2023
A+ Aa A-

Një i moshuar është vënë në pranga nga policia e Lushnjës pasditen e sotme.

Sipas autoriteteve, 75-vjeçari në gjendje të dehur po lëvizte i armatosur në zonën përreth institucionit të bashkisë së këtij qytetit.

Uniformat blu i sekuestruan të ndaluarit një armë zjarri pistoletë, me krehër dhe fishekë të vendosur në të.

Njoftimi i policisë së Lushnjes:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas informacioneve të marra nga inteligjenca informative se 1 shtetas i cili ndodhej në sheshin e Bashkisë Lushnjë, kishte armë zjarri me vete, vlerësuan informacionin dhe shkuan menjëherë në vendngjarje, ku bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, i cili ishte në gjendje të dehur.

Gjatë kontrollit personal, në brez, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë bashkë me krehrin me 7 fishekë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. K., 75 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale ‘Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak’.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco