Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zbërthehet roli i anëtarëve të grupi kriminal të goditur nga SPAK, nga tentativa për të vrarë Ibrahim Licin, te vrasja e Gjin Ndojit

Zbërthehet roli i anëtarëve të grupi kriminal të goditur nga SPAK, nga tentativa për të vrarë Ibrahim Licin, te vrasja e Gjin Ndojit

16:02, 27/07/2023
A+ Aa A-

Është zbardhur roli i anëtarëve të grupit kriminal të goditur sot nga SPAK. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është shpallur në kërkim Elion Hato, krahu i djathtë i Ervis Martinajt, i cili është përfshirë në sherrin e përgjakshëm në zonën e ish-Bllokut më 4 tetor të 2018-ës. Hato sipas prokurorisë, në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar që t’i bëjë atentat Ibrahim Licit.

Pjesë e grupit kriminal ishte dhe ish-shefi i Krimit të Organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, i cili ka krijuar kushtet për antantat ndaj Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit, ky i fundit kundërshtari i përbetuar i ‘Bajrave’.

Sakaq Ervis Martinaj, mbreti i lojërave të fatit ne bashkëpunim me Behar Bajrin dhe Edmond Prekën janë të përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit në 2020 në Vaun e Dejës. Gjin Ndoji u ekzekutua në 9 gusht të vitit 2020 në Vaun e Dejës. Ai u vra me një plumb në kokë. Oltion Bistri, ish-shefi i Forcës Operacionale, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe nxjerrje të akteve sekrete.

Sakaq, Xhevahir Lita, drejtues aktual i prokurorisë së Kukësit, dyshohet se gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e prokurorit në Shkodër ka mbyllur dosjet penale në lidhje me këto vepra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco